DYLON

Gjilani hap Murin e Kujtimeve me fotografi të sportistëve prej disa dekadash

Gjilani hap Murin e Kujtimeve me fotografi të sportistëve prej disa dekadash
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka bërë sot hapjen e Murit të Kujtimeve me fotografi të klubeve të ndryshme, të lojtarëve e organizimeve rinore, përkatësisht në stadiumin ndihmës të futbollit, në palestrën e sporeve “Bashkim Selisha-Petriti” dhe në Shtëpinë e Rinisë.

Në këto ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e sportdashës të të gjitha kategorive.

“Me anë të këtyre fotografive i kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë sepse klubi i parë i futbollit “Drita” është themeluar para disa dekadave, për t’u themeluar edhe “Gjilani” më vonë, pastaj klubet tjera në të gjitha kategoritë e sportit. Me anë të këtyre fotografive ne po i qesim në pah figurat tona sportive e klubet, që janë emblemë e sportit gjilanas”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Gjatë ditëve në vazhdim do të vendosen edhe fotografitë gjyqtarëve, punëtorëve sportiv, e kategrorive tjera.

Komuna e Gjilanit u bënë thirrje të gjithë atyre që posedojnë fotografi të vjetra, t’i sjellin në Njësinë e Sportit, në mënyrë që të vendosen nëpër muret e institucioneve. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.