DYLON

Gjilani hap fushatën e korrje-shirjeve, priten rendimente rekorde

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka nisur zyrtarisht të premten fushatën e korrje-shirjeve. Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në hapjen zyrtare, ka thënë këtë vit presin rendimente rekorde. “Sot po fillojmë fushatën e lamëve në komunën tonë dhe jo rastësisht e kemi zgjedhur ta hapim në tokat e bukës në Cernicë, që është simbolika e bereqetit për këtë vit në Gjilan dhe Anamoravë. Sipas njoftimeve profesionale nga Drejtoria e Bujqësisë, sivjet presim rendimente rekorde. Pas korrje-shirjeve duhet të bëhemi gati për mbjelljet vjeshtore, që nënkupton korrjen e misrit, por edhe përgatitjet për mbjelljet sezonale”, është shprehur kryetari Haziri.

Ai tha se synim i Komunës së Gjilanit është që toka e bukës të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që të mos mbetete asnjë pëllëmbë toke pa u punuar.

EkoHigjiena

“Në Gjilan po synojmë që asnjë pëllëmbë toke të mos e lëmë pa e mbjellë. Po punojmë shumë që, përveç grurit dhe kulturave tjera, në Gjilan të kthehet kultivimi i duhanit dhe jemi gati që t’i subvencionojmë bujqit qind për qind. Synimi yni është që toka e bukës të shfrytëzohet maksimalisht dhe i lus familjet bujqësore dhe pronarët e tokave që vërtetë të përgatiten këtë vjeshtë për punë. Me bereqetin e këtij viti, besoj që edhe sofra do të jetë e begatshme. Urime”, tha Haziri.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramdani, ka informuar se në këtë vit janë të mbjella 3 mijë hektarë grurë.

“Sot, pas vlerësimit se janë krijuar të gjitha kushtet dhe është bërë pjekja teknologjike e grurin, e fillojmë zyrtarisht fushatën. Komisioni komunal nga sot e deri në përmbyllje të fushatës do të jetë në monitorim intenziv. Këtë vit i kemi 3 mijë hektarë të mbjellura me grurë, 100 hektarë me elb dhe 130 hektarë me tërshërë. Në komunën e Gjilanit janë 68 kombanja dhe për dy javë besoj se do ta përfundojmë fushatën e korrje-shirjeve”, ka thënë Ramadani.

Për fund, kryetari Haziri dhe drejtori Ramadani kanë apeluar bujqit që të jenë të kujdesshëm gjatë fushatës dhe të mos i ndezin hamulloret.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.