DYLON

Gjilani gjen rrugën e fitores ndaj Ballkanit

Gjilani gjen rrugën e fitores ndaj Ballkanit
Avatar photo Redaksia

Gjilani ka shënuar një fitore minimale por të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë siç është Ballkani, pretendent për titull., në ballafaqimin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në Futboll.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 67-të, të takimit kur futbollisti Robert Rrahmani tundi portën kundërshtare për 1:0, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.

EkoHigjiena

Kjo fitore është e rëndësishme për skuadrën “kuq e bardh” edhe për faktin se pas humbjes nga Malisheva në xhiron e kaluar, kalendari i garave ia kishte caktuar Gjilanit, një vazhdim me tri ndeshje të forta, sot pra kjo me Ballkanin, e më pas edhe me Dritën e Prishtinën, andaj kjo fitore mund të jetë motivuese dhe ndikuese në vetëbesim për sfidat e radhës.  

Përndryshe, me këto tri pikë të reja, tani Gjilani ka 10 pikë dhe për momentin ngritët në pozitën e tretë, për shkak gol-dallimit, sepse 10 pikë ka edhe Malisheva e dyta, ndonëse kjo skuadre ndeshjen e javës së pestë e luan nesër.

Ndeshja e radhës për Gjilanin është derbi i Superligës, ai me kundërshtarin lokal, Dritën.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.