Gjilani gati për derbin, nis zbukurimi kaltër-kuq-bardhë

Gjilani gati për derbin, nis zbukurimi kaltër-kuq-bardhë

Derbi mes Gjilanit dhe Dritës që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë ka mobilizuar tifozët e të dyja skuadrave.

“Intelektualët” dhe “Skifterat”  njihen për koreografitë, atmosferën dhe pasionin që kanë për futbollin në përkrahje të klubeve të tyre të zemrës.

Jo vetëm fanatikët e dy klubeve gjilanase po bëhen gati, pasi disa biznese në Gjilan kujdesen qe me mënyra kreative ta respektojnë këtë ngjarje, ndonëse nuk po zhvillohet në Gjilan.

Një butik në Gjilan ka veshur kukullat reklamuese me ngjyra interesante, kaltër e bardhë në njërën anë dhe kuq e bardhë në anën tjetër. Nuk dihet nëse pronari i lokalit përkrah ndonjërën nga skuadrat, por kjo s’duket të jetë rastësi, raporton 2lonline.com.

Raste të tilla të flamujve identifikues vendosen shpesh në lokale dhe shtëpitë gjilanase, duke i dhënë edhe më shumë përkrahje dhe zbukuruar qytetin, i cili jeton me këtë derbi dhe padiskutim është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në qytet.

KOMENTE