DYLON

Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan është furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me kontigjentin e parë të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.
Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksionohen të gjithë personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore.

“Aplikimin e tyre jemi duke e bërë në dy qendra, QKMF dhe QMF-Dardania në shërbimin e vaksinimit. Do të vaksionohen të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe qytetarët që kanë probleme të caktuara shëndetësore”, ka thënë drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha.

EkoHigjiena

Ai ka informuar se janë të përgatitur që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo kohë dhe se do të vazhdojnë të furnizohen edhe me kontigjentin tjetër të vaksinave në momentin që shpenzohet sasia e tanishme.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.