DYLON

Gjilani fton qytetarët mbi moshën 75-vjeçare që të regjistrohen për marrjen e vaksinës anti-COVID-19

Gjilani fton qytetarët mbi moshën 75-vjeçare që të regjistrohen për marrjen e vaksinës anti-COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit fton qytetarët e moshës mbi 75 vjeçare që të lajmërohen për evidencë në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, në qytet e fshatra, për marrjen e vaksinës anti-COVID-19.

Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare, njëherësh anëtare e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Dr. Arbenita Hajdari, ka thënë se do të fillohet me vaksinim për grup moshat që janë më të rrezikuara.

EkoHigjiena

“Po i bëjmë të gjitha përgatitjet për regjistrim të vaksinimit kundër COVID-19, së pari të grup moshës më të rrezikuar, e që janë mbi moshën 75 vjeçare e më pas vazhdojmë me kategoritë tjera”, ka thënë Hajdari. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.