DYLON

Gjilani fiton projekt 200 mijë euro për rivitalizimin e varrezave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është njoftuar zyrtarisht nga zyra e UNDP-së në Kosovë se Komuna e Gjilanit është përzgjedhë si përfituese e projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” që financohet nga Komisioni Europian.

Gjilani ka konkurruar në këtë program me projektin për rivitalizimin e varrezave të qytetit dhe për të ka pasë përkrahjen e të gjitha komuniteteve fetare të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Ne po vazhdojmë ta bëjmë Gjilanin qendër rajonale dhe përmes qeverisjes së mire dhe efektive po shtojmë përkrahjen ndërkombëtare për komunën tonë” ka thënë kryetari Haziri.

“Projekti i rivitalizimit të varrezave të qytetit ka karekter edhe kultoror edhe të trasghëgëmisë për ne, prandaj i jemi mirënjohes UNDP-së dhe Komisionit Europian për përkrahjen e tyre,” ka shtuar kryetari Haziri.

Projekti në fjalë kap shifrën e mbi 200 mijë eurove që do të financohen nga programi “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”. Komuna e Gijlanit dhe UNDP do të fillojnë përgatitjet për realizimin e këtij projekti në javët në vijim./2L ONLINE/

fotoilustruese

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.