DYLON

Gjilani fiton një projekt nga GIZ-i për efiçiencën e energjisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas shumë projekteve të fituara nga Komisioni Europian dhe organizata të tjera europiane, Komuna e Gjilanit ka fituar edhe një projekt tjetër – atë për implementim të projektit të efiçiencës së energjisë në planin e qëndrueshmërisë dhe veprimit, më saktësisht për hartimin e SEAP-it në vlerë prej mbi 37 mijë euro, ku edhe komuna merr pjesë si bashkëfinancuese me një përqindje të vogël.

Ky projekt rajonal përkrahet nga GIZ-i gjerman dhe implementimi i tij kanalizohet nëpërmjet asociacioneve të komunave në Evropën Juglindore, ndërsa në rastin e Kosovës, nëpërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

EkoHigjiena

Ky proces do të avancoj mënyrën e menaxhimit të energjisë në Komunën e Gjilanit, duke përfshirë të gjitha fushat relevante lidhur me këtë.

Hartimi i këtij dokumenti hap rrugën që Komuna e Gjilanit të anëtarësohet në rrjetin e quajtur Covenant of Mayors.

Ndryshe, me ardhjen në pushtet të kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit ka fituar disa projekte në vitin e kaluar nga Komisioni Europian dhe organizata të tjera të fuqishme evropiane në të mirë të qytetarëve të Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.