DYLON

Gjilani fiton ndaj Prishtinës për pak shpresë për garat evropiane, Drita humb në terren të saj nga Dukagjini

Gjilani fiton ndaj Prishtinës për pak shpresë për garat evropiane, Drita humb në terren të saj nga Dukagjini
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 34-të e Superligës së Kosovës në futboll, e dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në këtë elitë, Gjilani, shënoi fitore, e Drita pësoi humbje.

Skuadra e Gjilanit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në këtë xhiro, pasi pikët e fituara i japin paksa shpresë për mundësinë e daljes në Evropë, përmes pozitës së tretë në tabelë. Skuadra kuq e bardhë ka mundur Prishtinën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë (1:2).  

EkoHigjiena

Me këtë fitore, Gjilanit ka 49 pikë dhe ruan gjasat për vendin e tretë, që aktualisht mbahet nga Malisheva, me 52 pikë. Gjilani, në dy javë të mbetura deri në fund të edicionit, do të luaj me Dritën dhe në udhetim me Ferizajn.

Kur jemi te Drita, e cila veçse është kampion dhe vetëm pret përfundimin e kampionatit për ta ngritur këtë trofe, ajo sot ka zhgënjyer, pasi ka humbur në terren të saj ndaj Dukagjinit. (0:1).

Kampioni i konfirmuar tashmë, ka 70 pikë, dhe përveç ndeshjes me Gjilanin në këtë edicion do të luaj edhe me Feronikelin, ndeshje përmbyllëse e këtij edicioni, ku edhe pret ta nis zyrtarisht festën e kampionit.  /2LONLINE/