DYLON

Gjilani fiton grantin e radhës për performancë në mjedis në vlerë prej 100 mijë euro

Gjilani fiton grantin e radhës për performancë në mjedis në vlerë prej 100 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, pas vlerësimit të komunave të Republikës, ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka përfituar një grant prej mbi 100 mijë euro.

Ky grant është vlerësim për Gjilanin për performancën e mirë në aspektin e mjedisit të pastër.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën GIZ për vlerësimin e lartë dhe të vazhdueshëm për Gjilanin, duke theksuar mjetet do të investohen në një projekt komunitar, i cili do të bëhet publik së shpejti.

EkoHigjiena

Për ta fituar këtë grant, Gjilani i është nënshtruar tri kritereve të qasjes, është vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në MPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në AGjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës.

Ndryshe, ky është granti i dhjetë i performancës që Komuna e Gjilanit e fiton brenda më pak se katër vjetësh, në vlerë totale prej mbi 2 milionë euro. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.