DYLON

Gjilani fiton grant për performancën e mirë të vitit 2018

Gjilani fiton grant për performancën e mirë të vitit 2018
Avatar photo Redaksia

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëfinancim me SDC/DEMOS, e ka shpërblyer sot me grantin e radhës për performancën e mirë të vitit 2018.

Çmimin për performancën e mirë të vitit 2018 ia ka dorëzuar nënkryetarit Arbër Ismajli, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodzic.

“Në emër të kryetarit Haziri, e falënderoj shumë MAPL dhe DEMOS për mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm për Gjilanin. Me këtë rast, e falënderoj edhe ekipin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) për punën jashtëzakonisht të mirë. I përgëzoj dhe iu ofroj mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Edhe ky grant do të shfrytëzohet për realizimin e projektit të radhës për të mirën e komunitetit. Urime Gjilan”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

EkoHigjiena

Ky është granti i pesë që MAPL/DEMOS e shpërblejnë Gjilanin për performancë që prej vitit 2016. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.