DYLON

Gjilani fiton, Drita barazon

Gjilani fiton, Drita barazon
Avatar photo Redaksia

Java e 18-të, e fundit e stinorit, në Superligën e Kosovës në futboll, solli të dielën tri ballafaqime, në mesi ne tyre edhe të skuadrave gjilanase, FC Drita dhe SC Gjilani, që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar. Kampionia në fuqi, Drita ka barazuar me Malishevën 1 me 1, e Gjilani ka shënuar fitore të vlefshme, 3:2,  për ta përmbyllur stinorin në mënyrën më të mirë.

Kur jemi te Drita, skuadra  bardh e kaltër ishte mysafire te Malisheva. Drita avancoi e para përmes Jorgo Pëllumbit, në minutën e 83-të, por kjo epërsi, ndonëse kah fundi i ndeshjes, nuk u mbajt, pasi vendësit shënuan në minutën e 89 përmes Xhemajl Ibishit, për tu barazuar rezultati, që ishte edhe epilog i këtij takimi.

EkoHigjiena

Drita, aktualisht është e pesta në tabelë me 26 pikë, por kujtojmë se ka një takim më pak të zhvilluar, atë me Prishtinën.

Ndërsa, kur jemi te skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani mundi Prishtinën e Re me rezultat 3 me 2.

Ishte futbollisti i Gjilanit, Edi Basa që ka shënuar në minutat, 23 dhe 28, si dhe në minutën e 36 shënoi edhe Senad Jaroviq, deri sa për mysafirët shënuan, Gomes në fund të pjesës së parë dhe krejt në fund të takimit edhe Berisha, për rezultatin 3:2, epilog i këtij takimi.

Gjilani përmbyll stinorin me 26 pikë në pozitën e gjashtë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.