DYLON

Gjilani fiton dhe arkëton edhe tri pikë të reja që e rehatojnë në kreun e tabelës

Gjilani fiton dhe arkëton edhe tri pikë të reja që e rehatojnë në kreun e tabelës
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 4-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës.

SC Gjilani ka shënuar fitore si vendës duke e mundur skuadrën Trepçën’89, me rezultat 3:1.

EkoHigjiena

Për Gjilanin kjo ishte fitorja e tretë në këtë edicion, krahas një barazimi dhe aktualisht kryeson renditjen tabelare  me 10 pikë të grumbulluara.

Kur jemi te loja, Gjilani u gjend në disavantazh  pasi skuadra mysafire ishte ajo që avancoi me golin e shënuar nga Christian Mba, në minutën e 8-të.

Rezultati u barazua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur qendërmbrojtësi Augustin Ameworlorna shënoi autogol.

Lojtari i skuadrës gjilanase. Elton Cale në minutën e 48-të shënoi për të kaluar skuadra kuqebardh në avantazh, derisa Mevlan Zeka në minutën e 65-të, shënoi për rezultatin 3 me 1, rezultat ky final i këtij takimi.

Përndryshe, në ndeshjen tjetër, Drenica ka shënuar fitore si mysafire në duel me Malishevën, me rezultat 2:1.

Skuadra  tjetër gjilanase, FC Drita që bënë gara në Superligë, luan ndeshjen e kësaj xhiroje nesër në Ferizaj, kundër FC Ferizaj, derisa  janë edhe  dy ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Llapi – Prishtina e Ballkani – Dukagjini. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.