DYLON

Gjilani fiton derbin, Drita ngre trofeun

Gjilani fiton derbin, Drita ngre trofeun
Avatar photo Redaksia

Superliga e Kosovës në Futboll erdhi sot me ndeshjet e javës së 35-të, ku ne mesin e takimeve ishte edhe derbi Drita – Gjilani, që i takojnë skuadrës “kuq e bardh” e cila mposhti kampionin, skuadrën “bardh e kaltër”, me rezultat 0:2.

Për Gjilani ishte kjo një fitore shumë me vlerë në garën e saj për t’i ikur barazhit që në bazë të rezultateve që dolën sot, kjo gjë do të vendoset në javën e fundit, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Drita, e cila javë më parë kishte siguruar titullin kampion  sot u stolis me trofeun e kampionit dhe me medaljet deri sa për në mbrëmje (21:00), është paraparë të festohet për këtë titull para teatrit të qytetit të Gjilanit.

Përndryshe, sot u arritën këto rezultate.

Drita  – Gjilani  0:2
Ballkani – Prishtina  1:2
Llapi  – Malisheva 3:2
Prishtina e Re – Dukagjini 2:3
Drenica – Ferizaj 3:2

Ndërkohë që në javën e fundit, të 36-tën do të përcaktohet edhe pozita e barazhit. Aktualisht,  Dukagjini, Gjilani, Drenica e Llapi janë skuadrat e rrezikuara për barazh, derisa tani më dihet se Ferizaj dhe Prishtina e Re, janë përshëndetur nga Superliga.

Qiftet e javës së 36-të:

Gjilani – Prishtina e Re
Ferizaj – Llapi
Prishtina-  Drenica
Dukagjini – Ballkani
Malisheva – Drita

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.