DYLON

Gjilani festoi qetë Vitin e Ri, pa incidente madhore

Gjilani festoi qetë Vitin e Ri, pa incidente madhore
Avatar photo Elife Sherifi

Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ të përgatitur për festat e fund vitit dhe fillim vitin e ri 2020-të, vlerëson se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore.

Ashtu siç është bërë e ditur, qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte dhe do të vazhdojë të jetë ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale .

Përveç tjerash gjatë festës së fund vitit, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.

EkoHigjiena

Gjatë natës së festës së vitit të ri (2019/2020), situata kryesisht ka qenë e qetë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone.

Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.