DYLON

Gjilani-Feronikeli 1:0

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll skuadra e futbolli Gjilani ka shënuar fitore minimale ndaj Feronikelit, por të vlefshme për t’i ndalë të tria pikët në Gjilan dhe për ta quar kuotën e pikëve në 43, të cilat e përforcojnë edhe më në pozitën e 4-të të tabelës së klasifikimit.

Lojtari i skuadrës kuq e bardh, Gerhard Progni,  ishte ai i i cili me golin e tij nga gjuajtja e lirë, në minutën e 22-të të takimit, bëri që Gjilani ta shijojë fitoren e radhës dhe që tri pikët e reja të mbeteshin në Gjilan.

EkoHigjiena

Përndryshe, kjo fitore do të ishte edhe më e thellë sikur të mos shpërdoroheshin raste, të cilat ishin një mori, duke përfshirë këtu edhe një penallti të parealizuar nga Keita Razak.

Sidoqoftë, për skuadërn kuq e bardh të Gjilanit janë këto tri pikë të  reja dhe ballafaqimin e radhës për piktë e radhës, e luan kundër Llapit në shtëpi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.