Në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll skuadra e futbolli Gjilani ka shënuar fitore minimale ndaj Feronikelit, por të vlefshme për t’i ndalë të tria pikët në Gjilan dhe për ta quar kuotën e pikëve në 43, të cilat e përforcojnë edhe më në pozitën e 4-të të tabelës së klasifikimit.
Lojtari i skuadrës kuq e bardh, Gerhard Progni, ishte ai i i cili me golin e tij nga gjuajtja e lirë, në minutën e 22-të të takimit, bëri që Gjilani ta shijojë fitoren e radhës dhe që tri pikët e reja të mbeteshin në Gjilan.
Përndryshe, kjo fitore do të ishte edhe më e thellë sikur të mos shpërdoroheshin raste, të cilat ishin një mori, duke përfshirë këtu edhe një penallti të parealizuar nga Keita Razak.
Sidoqoftë, për skuadërn kuq e bardh të Gjilanit janë këto tri pikë të reja dhe ballafaqimin e radhës për piktë e radhës, e luan kundër Llapit në shtëpi. /2LONLINE.com/