DYLON

Gjilani është në përfundim të projektit të kanalizimit atmosferik të lumit “Baja”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Qytetarët e lagjes “Dheu i Bardhë” brenda pak kohësh më nuk do të përballen me problemet e vërshimeve që ka shkaktuar lumi “Baja” ngase Komuna e Gjilanit është në përfundim të projektit të ndërtimit të kanalizimit atmosferik.

Për të parë nga afër punimet ka dalë në vendin e ngjarjes drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku.

EkoHigjiena

“Ky është njëri nga projektet e rëndësishme infrastrukturore të Komunës së Gjilanit në rregullimin e shtratit, përkatësisht kanalizimi atmosferik të lumit “Baja” që ka qenë zonë shumë problematike, posaçërisht kur ka të reshura dhe gjatë dimrit, dhe me këtë punë që është duke u bërë, kjo pjesë e qytetit do të jetë definitivisht e stabilizuar dhe nuk do të jetë e rrezikuar më nga ujërat e tepërta të “Bajës” dhe nga të reshurat që këtë vit i kemi pasur me bollëk”, ka thënë me këtë rast drejtori i DSHP-së, Sokol Haziri.

Projekti në fjalë ka një gjatësi prej 480 metrash vlera e të cilit është 132 mijë euro, që nis prej rrugës “Abdullah Presheva” për të vazhduar deri tek burimi i lumit “Baja”.

“Me dinamikën që është duke u zhvilluar shpresoj se shumë shpejt do të jetë pjesë e mbyllur e problemit dhe qytetarët do të kenë rehatinë e nevojshme. Është projekt shumë i mirë dhe do të jetë në interes shumë të madh të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë. Kjo është një nga të arriturat e mëdha të katërshes së premtuar të kryetarit Haziri dhe jam shumë i kënaqur me cilësinë e punimeve këtu”, ka shtuar drejtori Haziri.

Ndërtimi i kanalizimit atmosferik është faza e dytë e punimeve në rregullimin e lumit “Baja”, meqë më herët ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të kanalizimit fekal dhe me këtë kompletohet infrastruktura nëntokësore e tij në këtë pjesë të qytetit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.