DYLON

Gjilani është më shumë se një kryeqendër rajonale e kulturës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Njësia për Kulturë, Rini e Sportka prezantuar raportin e punës për periudhën 6-mujore në Komitetin për Kulturë. “Gjashtëmujorin e parë të këtij viti e karakterizojnë aktivitete të ndryshme dhe të shumta, duke filluar nga manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, e deri te “Ditët e Mërgatës”, ka thënë Bujar Haziri, përgjegjës i kësaj Njësie.

“Flaka e Janarit” sivjet i është kushtuar masakrës së madhe të Gjilanit, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Sa i përket “Flakës së Janarit”, Haziri ka thënë se Komuna nuk mund t`i përballojë e vetme shpenzimet e një manifestimi me përmasa mbarëkombëtare, andaj synon që ta fus në kalendarin kulturor të MKRS-së.

Në sektorin e rinisë janë organizuar dhe ndihmuar aktivitete të ndryshme, ndërkohë që po vazhdojnë punimet në Shtëpinë e Rinisë.

Në sektorin e trashëgimisëkulturore është duke u bërë renovimi i muzeut, për të krijuar ambient që i përgjigjet nevojave për promovimin e artefakteve historike dhe kulturore.

Në funksion të krijimit të kushteve për trashëgiminë kulturore është duke u punuar edhe ura në fshatin Pogragjë, që e krijon lidhjen e drejtpërdrejtë me Kalanë e Pogragjës.

Biblioteka rajonale, që ka mbi 21 mijë lexues,është pasuruar me 700 tituj të rinj.

Në sektorin e sportit është dhënë mbështetje pothuajse në të gjitha disiplinat sportive, duke përfshirëatletikën, futbollin, basketbollin, hendbollin, volejbollin, karatenë etj.

“Kemi krijuar marrëdhënie kontraktuale me ekipet sportive, për t`i mbështetur aktivitetet e tyre, sikur qëështë bërë edhe mirëmbajtja e stadiumit të qytetit”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se mbi 60 mijë euro janë dhënë për projekte të ndryshme në kulturë, rreth 8 mijë euro për rininë dhe mbi 60 mijë euro për sportin.

“Asnjëherë më parë nuk është dhënë mbështetje më e madhe për sportin se sa në këtëperiudhë”, ka thënë Haziri.

Shërbimet në Pallatin e Sporteve janë rritur. Stadiumi i qytetit ofron kushte të mira për ndeshjekampionle, ka thënë Haziri, duke prezantuar detaje të shumta për të gjitha aktivitetet e kësaj periudhe, që kanë qenë të vazhdueshme dhe e kanë shndërruar Gjilanin në një epiqendër të kulturës jo vetëm rajonale, por edhe mbarëkombëtare. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.