DYLON

Gjilani edhe një herë tregoi se: LIRIA KA EMËR!

Gjilani edhe një herë tregoi se: LIRIA KA EMËR!
Avatar photo Redaksia

Nga: Ilir Tahiri

Po e ndaj këtë falënderim për qytetarët e Gjilanit, të cilët këto ditë dëshmuan edhe një herë se, kur bëhet fjalë për lirinë dhe për ata që sakrifikuan për të, qyteti ynë di të bëhet bashkë.

EkoHigjiena

Faleminderit të gjithë donatorëve, afaristëve dhe kafiterive të qytetit, klubeve sportive Drita dhe Gjilan, të cilët me përkrahjen dhe kontributin e tyre bënë të mundur vendosjen e “Orës së Pritjes”, kushtuar liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, dhe vendosjen e flamujve të UÇK-së nëpër lokalet e tyre.

Mirënjohje e veçantë për mediat, që i dhanë hapësirë këtij mesazhi dhe e përcollën zërin e qytetarëve tanë.

Faleminderit Bashkësisë Islame, përfaqësuesve të partive politike, veteranëve të UÇĶ, Universitetit “Kadri Zeka”, të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme, duke dëshmuar se, përtej dallimeve politike e bindjeve të ndryshme, për çështjet që lidhen me lirinë dhe sakrificën e çlirimtarëve mund të jemi bashkë.

Besoj që kështu të bashkuar, me respekt për njëri-tjetrin dhe me vullnet të përbashkët, të vazhdojmë përherë të jemi bashkë për interesat tona, për qytetin tonë dhe për të mirën e vendit tonë.

Nga zemra, FALËNDERIM për secilin prej jush që kontribuoi, mbështeti, shpërndau, raportoi apo ishte fizikisht pranë nesh.

Gjilani edhe një herë tregoi se: LIRIA KA EMËR.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.