DYLON

Gjilani e pëson nga Vushtrria

Gjilani e pëson nga Vushtrria
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani, një pretendent në këtë edicion për tri pozitat e para, së paku ashtu është deklaruar strategu i tyre, kryetrajneri Debatik Curri, e ka pësuar sot nga Vushtrria, skuadra e fundit në tabelë.

Për më tepër, Vushtrria deri më sot i kishte radhitur vetëm humbjet, por ja që sot e gjeti skuadrën gjilanase, që ia mundësoi fitoren e parë dhe gëzimin për tri pikët e para, ndërkohë që shija e hidhur iu mbeti “kuq e bardhëve”

EkoHigjiena

Në ballafaqimin e javës së tetë të Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, Vushtrria – Gjilani 1:0, me golin e shënuar nga Urim Statovci në minutën e 60-të të takimit.

Kështu, Gjilani ia hap derën sërish krizës, pasi në tri ndeshjet e fundit nuk ka fitore, por se tani i ka tri ndeshje radhazi si vendës, një sprovë e mirë, për të parë a është vërtetë Gjilani për kreun e tabelës, apo për t’u luhatur, poshtë e lartë, lartë e poshtë, për të përfunduar pastaj  jo me synimet e planifikuara.

Gjithsesi, e mira e gjithë kësaj është se kanë kaluar vetëm tetë javë dhe për objektivat që i ka vënë vetës skuadra e Gjilanit ka kohë sa të duash, nëse i kthehet, lojës së duhur dhe fitoreve si dhe i eliminon luhatjet.

Strategut Debatik Currit, i mbetet që humorit të tij ironik, për kontratë “dhjetëvjeçare” me Gjilanin, t’ia shtoi edhe pjesën e dytë, që valixhen e kompletuar e ka hazër, lënë pas dere.

Përndryshe, nga këto tetë javë, Gjilani ka grumbulluar 11 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e gjashtë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.