DYLON

Gjilani e pëson nga Malisheva

Gjilani e pëson nga Malisheva
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit ka pësuar humbje nga Malisheva, ndeshje kjo e javës së katërt të Superligës së Kosovës në Futboll, e luajtur në stadiumin “Liman Gega”.

Derisa pjesa e parë u mbyll 1:1, për gjilanasit pjesëloja e dytë ishte “fatale” kur është në pyetje rezultati, pasi pësoi dy gola ndërkohë që nuk arrit ta gjej portën kundërshtare dhe epilogu i takimit ishte: Malisheva –  Gjilani 3:1.

EkoHigjiena

Golashënues i trefishtë për vendësit ishte Vusal Isgandarli derisa për mysafirët nga Gjilani shënoi Oltion Bilalli.

Pas kësaj humbje Gjilani mbetet me 7 pikë dhe zbret në pozitën e gjashtë të tabelës së klasifikimit.

Gjilani në xhiron e radhës e pret Ballkanin në shtëpi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.