DYLON

Gjilani e pëson nga Dukagjini

Gjilani e pëson nga Dukagjini
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka pësuar humbje nga Dukagjini, në ballafaqimin e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Rezultati final Dukagjini – Gjilani 2:0. Golashënues Pefqeli (35’) dhe Zulfiji (90+2’).

EkoHigjiena

Skuadra “kuq e bardhë” që drejtohet nga Ardian Nuhiu, përkundër përforcimeve, ambicieve e synimeve të saja të qarta edhe pas javës së dytë mbeti pa e shijuar fitoren. Vetëm një pikë nga këto dy xhiro, bëjnë që ky ekip të llogaritet se startoi keq.

E, kur dihen synimet e saja, as nuk mund të mendohen të realizohen me barazime e humbje. Por, gjithsesi jemi në start të kampionatit dhe skuadra gjilanase do të duhej të analizojë këto dy xhiro, të reflektojë dhe ta gjej vetën, aty ku e do, nëse kreu i tabelës, apo Evropa, është ajo që klubi do të duhej ta arrijë, e arritur që duhej parë si diçka normale nëse shohim përbërjen e skuadrës dhe angazhimet dhe pretendimet e drejtuesve të klubit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.