DYLON

Gjilani e pëson në fund

Gjilani e pëson në fund
Avatar photo Redaksia

I vetmi ballafaqim që është zhvilluar sot, në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, ka qenë ai mes Malishevës dhe Gjilanit, që është përmbyllur me fitoren minimale të vendësve (1:0).

Gjilani ka pësuar pothuajse në fund të takimit, pasi Drilon Hazrollaj i Malishevës, në minutën e 84-të, gjeti golin për vendësit, edhe atë nga penalltia, e që doli të jetë edhe goli i vetëm në këtë takim, por i vlefshëm për tri pikë.

EkoHigjiena

Pas kësaj fitoreje, Malisheva ka 20 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërtë, derisa Gjilani ka 14 pikë, në tabelë është e shtata, por rikujtojmë se ka edhe  një ndeshje më pak të zhvilluar.

Përndryshe, ndeshjet e javës së 14-të vazhdojnë nesër me këto ballafaqime: Drita – Fushë Kosova, llapi – feronikeli ’74 dhe Liria – Prishtina.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.