Gjilani e nis kampionatin me këmbë të mbarë
Ndeshja Feronikeli ’74 – SC Gjilani, që e ka hapur kampionati e Kosovës në Futboll, ka përfunduar me fitore të skuadrës mysafire 1:3.
Skuadra “kuq e bardh” e Gjilanit e ka nisur me këmbë të mbarë këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll pasi si mysafirë në Drenas regjistroi fitore dhe arkëtoi tri pikët e para.
Skuadra që drejtohet nga trajneri Debatik Curri, ishte më e mirë në fushë dhe kjo u përkthye edhe me rezultat.
Golat për gjilanasit i shënuan: Granit Jashari, Hamdi Namani dhe Bleart Tolaj (nga pika e bardhë). Për vendasit shënoi Shpresim Zogu (nga penalltia). /2LONLINE/
