Janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 23-të në BKT Superligë të Kosovës në futboll, në mesin e tyre edhe të dy skuadrave gjilanase, SC Gjilani e FC Drita.
SC Gjilani ka shënuar fitore në duel me Ulpianën, me rezultat 2:0, me golat e realizuar nga Gerhard Progni (54’) dhe Shend Kelmendi (75’).
Ndërkohë, Drita ka pësuar humbje në Skenderajn në duel me Drenicën, me rezultat 2:1. Fatlum Gashi (8’) e Kreshnik Uka (45’+1) nga penalltia shënuan për Drenicën, derisa golin për Dritën e shënoi Marko Simonovski (46’).
Përndryshe, Gjilani me këtë fitore ndodhet në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se lideri Ballkani, ndërsa Drita nga këto 23 xhiro ka 41 pikë dhe mban pozitën e tretë. /2LONLINE/