DYLON

Gjilani e gjen vetën e tij, shënon fitore bindëse ndaj Suharekës

Gjilani e gjen vetën e tij, shënon fitore bindëse ndaj Suharekës
Avatar photo Redaksia

Pas rezultateve jo të mira e të pritura, tani e disa javë, skuadra e Gjilanit duket se e gjeti vetën e saj, edhe atë në një moment tejet të rëndësishëm, për ta përcaktuar ecurinë e pjesës së fundit të kampionatit, se a do të jetë pjesë e objektivit për të dal në garat evropiane, apo të luftojë për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Fitorja bindëse ndaj Suharekës me rezultat 3:0, e ktheu ekipin kuq e bardh, që po drejtohet nga Ardian Nuhiu, në pozitën e katërt dhe ia riktheu sërish shpresën për mundësinë e daljes në Evropë, pasi për momentin skuadra pozicionohet e katërta me 42 pikë, 5 më pak se pozita e tretë, në të cilën ndodhet Malisheva, me të cilën, skuadrën gjilanase e pret ballafaqimi, në javën e 33-të, edhe atë e gostitë në shtëpi, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

E, Gjilanit, krahas me Malishevën, i kanë mbetur lojë edhe me Feronikelin, Prishtinën, Dritën e Ferizajn, lojë këto tejet të rëndësishme për ta përcaktuar në fund pozicionin, që mund ta dërgojë në garat evropiane.

Përndryshe, kur jemi te ndeshja e sotme, që ishte e javës së 31-të, e Superligës së Kosovës, në Futboll,  Gjilani mundi Suharekën me rezultat 3:0, me  dy golat e Senad Jarovicit (50’ dhe 77’) dhe të Blerind Morinës (59’).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.