DYLON

Gjilani e GIZ-I marrëveshje edhe për tre vite

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi kanë pritur sot në takim një delegacion nga organizata gjermane GIZ, që kryesohej nga Kai Hofmann, udhëheqës i projektit “shërbimet e qëndrueshme komunale”

Kryetari Haziri ka falënderuar z. Hofmann për vizitën në Gjilan, ndërsa është folur mes tyre për prioritetet e qeverisjes së Gjilanit, për menagjimin e mbeturinave, partneritetin publiko-privat, menagjimin e kualitetit brenda Komunës etj.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e GIZ-it thanë se janë të interesuar që të lidhin partneritet 3-vjeçar me komuna të ndryshme dhe kanë ardhur për t’i parë prioritetet edhe në Gjilan, përderisa nga ana e tij, kryetari Lutfi Haziri theksoi se Komuna e Gjilanit po bënë përpjekje për bashkëpunim kualitativ dhe pret përgjigje pozitive sa i përket partneritetit nga ana e GIZ-it dhe në këtë mënyrë do të ketë përfitime të mëdha për qytetarët e Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.