DYLON

Gjilani e Fieri bashkëpunim të frytshëm në fushën e artit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Shkolla e Mesme e Artit Pamor të Gjilanit dhe Muzikës kanë shënuar bashkëpunimin e parë me Shkollën e Mesme Artistike “Jakov Xoxa” nga Fieri i Shqipërisë, përmes një koncerti muzikor dhe të hapjes së ekspozitës së përbashkët në Gjilan.

E pranishme në këtë ngjarje ka qenë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, përgjegjësi për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, drejtorët e shkollave të sipërpërmendura të artit e muzikës si dhe nxënës, profesorë e dashamirë të artit të Kosovës e Shqipërisë.

EkoHigjiena

Në emër të kryetarit Haziri dhe Kuvendit Komunal foli kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila i përgëzoi të dy shkollat për bashkëpunim të mirë, duke thënë se ky bashkëpunim na bënë krenarë.

Ajo kujtoi faktin mbajtjes së fjalës së kryetarit Lutfi Haziri sa i përket dhënies së ish-objektit të kryetarit për Muzeun e Gjilanit, në të cilin objekt tashmë po zhvillohen aktivitete të shumta kulutore e artistike.

“Kur kemi artistë të pranishëm të këtij niveli është vështirë të gjesh fjalë sepse puna e tyre flet vetë. Unë ju përgëzoj për këtë bashkëpunim për këtë ekspozitë e koncert që e dëgjuam. Uroj që bashkëpunime të tilla të ketë edhe në sfera të tjera, në arsim, sport e etj”, tha Bunjaku Rexhepi.

Përgjegjësi i njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, theksoi kjo ngjarje e sotme i paraprinë festivalit me karakter mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, i cili do të jetë tejet i pasur në nivel artistik.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, tha se shpreson që në të ardhmen kjo fushë e kulturës dhe e bashkëpunimit të ngritet në një shkallë shumë më të lartë.

Drejtorët e dy shkollave profesionale, Zejnulla Zejnullau i Gjilanit dhe Enrik Mareku i Fierit, u ndanë shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe premtuan se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.