DYLON

Gjilani e Ballkani ndajnë pikët

Gjilani e Ballkani ndajnë pikët
Avatar photo Redaksia

Gjilani dhe Ballkani luajnë baras në ndeshjen e fundit të javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë i takoi gjilanasve që përmes golit të Almir Aganspahiqit nga penalltia (minuta e 29-të)  avancuan, ndërkohë që  mysafirët nga Suhareka, shënuan në pjesëlojën e dytë përmes një supergoli të Marsel Ismajlgecit (minuta e 66-të), për të barazuar rezultatin në 1 me 1, që doli të jetë edhe rezultati final i këtij takimi. 

EkoHigjiena

Përndryshe, dje ishin luajtur ndeshje tjera të xhiros së parë:

Ferizaj – Drita 1:0
Drenica – Llapi 0:0
Dukagjini – Prishtina 2:3
Malisheva – Prishtina e Re 0:4

dhe sot

Gjilani – Ballkani 1:1

Tabela: Prinë Prishtina e Re, Prishtina e Ferizaj me tri pikë, pasojnë Gjilani, Ballkani, Drenica e Llapi me nga 1 pikë, derisa pa pikë janë, Dukagjini, Drita dhe Malisheva.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.