DYLON

Gjilani duhet ta ketë të konservuar Burgun – Muze

Gjilani duhet ta ketë të konservuar Burgun – Muze
Avatar photo Redaksia

Nga: Shefik Surdulli  – / ish-anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan, në mandatin qeverisës (2017/2021) kur është marrë vendimi/

REAGIM PUBLIK

EkoHigjiena

Deklaratat e Kryeministrit në detyrë, z.Albin Kurti dhe të kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, me rastin e përurimit të fillimit të punimeve për «Bulevardin e Qytetit», dje në Gjilan, se, krahas rrënimit të objektit të ish gjykatës, ku tani është zyra e kryetarit të Komunës, Kuvendi Komunal, dhe një pjesë e administratës komunale, do ta rrënojnë tërësisht edhe kompleksin e burgut të qytetit, në vend të të cilavë do të ngritet objekti i ri i Adminstratës Komunale, ngreh dilema, paqartësi dhe shqetësim për kategorinë e ish të borgosurve politikë, ndaj të cilëve, kryetari i Komunës z.Alban Hyseni, duhet të jetë transparent dhe te sqarohet për publikun:

1. A do ta zbatojë vendimin e Komunës së Gjilanit, me nr.prot. 016-70153, të dat. 30.06.2021, pika 2 e këtij vendimi, për inkorporimin e një pjese të burgut të konzervuar në muze, në kuadër të projektit për ndërtimin e Administratës Komunale në të njejtën hapësirë, sipas kërkesës së Shoqates së të Burgosurve Politik në Gjilan,

2. Nëse jo, cila është arësyeja të injorohet kërkesa e të burgosurve politikë shqiptarë për realizimin e kësaj kërkese simbolike, dhe të arësyeshme, kujtoj unë?

Si anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan, në atë mandat qeverisës (2017/2021), Komuna e Gjilanit, fill pas këtij vendimi, i ka dhënë detyrë projektuese një kompanie gjilanase, për projektin e Administratës Komunale, brenda të cilit është inkorporuar edhe një pjesë e burgut famkeq, të konzervuar si muze, si dëshmi për brezat e ardhshëm, për sakrificën e të burgosurve politikë shqiptar për lirinë e Kosovës.

Në vijim, për korrektësi ndaj publikut dhe Shoqatës së Të burgosurve Politik Shqiptar, Dega në Gjilan, për rikujtesë, po e risjellë një shkrim timin, të asaj periudhe, në kuadër të kërkesës për realizimin e kërkesës së SHBP dega në Gjilan, që e kam ngritur lidhur me këtë çështje, në seancën e KK-së më 25 mars 2021.

***

Gjilani do të ketë të konzervuar BURGUN – MUZE si dëshmi te brezat e ri, për sakrificën e djalërisë shqiptare për lirinë e Kosovës

Gjilan, 25 mars / Nisma e mëhershme e Shoqates së të Burgosurve Politik në Gjilan, që burgu famkeq serb i kësaj komune, të konzervohet në BURG MUZE, për të mbetur të paktën një dëshmi e kohës për brezat e ardhshëm, se për lirinë e Kosovës, djalëria shqiptare atdhedashëse e Gjilanit dhe e gjithë Kosovës, sakrifikoi edhe përtej imagjinatës së sotme, ishte preokupim edhe imi në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan.

Në pyetjen time, për kryetarin e Komunës, z. Lutfi Haziri, për rrjedhën e kësaj nisme (i cili atëherë e kishte mirëpritur këtë iniciativë), mora përgjigjen nga nënkryetari i komunës dhe nga drejtori i Urbanizmit, se: një pjesë e këtij burgu, sipas kërkesës së Shoqatës së të Burgosurve Politike të Komunës së Gjilanit, është inkorporuar si BURG MUZE në projektin ideor të Administratës Komunale, e cila do të ngritet mu në atë hapësirë, ku sot është kompleksi i burgut në Gjilan.

Shënim:

I sugjeroj përfaqësuesëve të SHBP-së në Gjilan, që për më shumë detaje rreth këtij projekti të interesohen përmes Drejtorisë Komunale të Urbanizmit.

Shefik Surdulli /këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.