DYLON

Gjilani do të themelojë Këshillin edhe në Bilinicë, Haxhaj e “Zabel të Sahit Agës”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komisoni Komunal për Këshillat e Fshatrave mbajti sot takimin e radhës koordinues në bashkëpunim me organizatën implementuese “Agro-Eko” më qëllim të vazhdimit të aktiviteteve për vitin 2016.

Gjatë këtij takimi është vendosur për themelimin e Këshillit të fshatit në Bilinicë më 02.02.2016, në ora 17:00, ku përfshihet edhe Llovca, Stublina, Sllubicë, Inatoc, Kokaj sikurse edhe në Haxhaj më 03.02.2016, në ora 17:00, ku përfshihen edhe fshatrat: Demiraj, Kurexh, Terziaj, Selishtë.

EkoHigjiena

Poashtu, në takimin e sotëm është vendosur që të themelohet edhe këshilli i lagjës në zonën urbane “Zabelin e Sahit Ages” më 04.02.2016, po ashtu ora 17:00. Takimet e formimit të këshillave do të mbahen në objektet shkollave të këtyre lokaliteteve.

Komuna e Gjilanit fton qytetarët që të marrin pjesë në këtë process si dhe inkurajojmë gratë dhe të rinjtë që të jenë aktiv. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.