DYLON

Gjilani do të organizojë 10 dëgjime buxhetore për planifikim e buxhetit 2019

Gjilani do të organizojë 10 dëgjime buxhetore për planifikim e buxhetit 2019
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit që nga 23 gushti do të nis serinë e organizimit të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021, të cilat organizohen nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Drejtoria për Buxhetit.

Orari i dëgjimeve buxhetore është si vijon:

– Më 23 gusht 2018 në ora 16:30 mbahet dëgjimi në Llashticë (këshilli fshatit), ndërkaq ora 18:00 në Grykën e Karadakut, përkatësisht Zhegër (shkollë)

EkoHigjiena

– Më 24 gusht 2018 mbahet dëgjimi në ora 16:30 në Cernicë, ku përfshinë edhe fshatrat Gumnishtë, Vrapqiq dhe Kravaricë, përderisa në Livoc i Ulët (shkollë) mbahet në ora 18:00

– Më 27 gusht 2018 në ora 16:30 mbahet dëgjimi në lagjen “Dheu i Bardhë” (shkollë), ndërsa në 18:30 në Pogragjë (shkollë)

– Më 28 gusht 2018 në ora 16:30 mbahet dëgjimi në Kmetoc (shkollë), përderisa në ora 18:00 në Dobërcan (shkollë)

– Më 28 gusht 2018 në 13:00 mbahet dëgjimi buxhetor me komunetet pakicë (salla e Kuvendit Komunal), ndërsa në 14:00 mbahet dëgjimi i fundit me gratë dhe rininë (salla e Kuvendit Komunal)

Komuna fton qytetarët që të bëhen pjesë e dëgjimeve buxhetore, duke kontribuar me kërkesa e sygjerime në mënyrë që të planifikohet sa më mirë buxheti për vitin 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.