Gjilani do të bëhet me autostradë!
Për autostradën e tretë të Kosovës, që do ta lidhë Prishtinën me Gjilanin, do të dihet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2016, pasi deri në atë kohë do të dihet se kah do të kalojë, por edhe do të dihet kostoja financiare e saj.
Kjo autostradë është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e cila tani udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Ministri i Infrastrukturës (MI), Lutfi Zharku, ka bërë me dije se fund të vitit 2015 do të dihet çdo gjë për sa i përket ndërtimit të autostradës së re, e cila do ta lidhë Gjilanin me Prishtinën. Sipas tij, punët fillestare në këtë projekt madhor kanë filluar me kontraktimin e një kompanie, e cila është duke bërë projektin ideor dhe, e cila për një kohë jo të gjatë, do ta sjellë në institucionet e Kosovës projektin për autostradën e tretë të Kosovës, pas atyre me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Zharku në një prononcim për gazetën “Epoka e re” ka thënë se Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që rajoni i Gjilanit të lidhet sa më shpejt me Prishtinën, pasi investimi në këtë rajon do të mundësojë lidhje me kryeqendrën e Kosovës.
Për më tepër:
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=3&LID=2&ACatID=2&AID=57535&Ctype=1
