DYLON

Gjilani do të asfaltoj rrugë komplete në eliminimin e gropave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / Komuna e Gjilanit ka filluar implementimin e projektit të mirëmbajtjes verore të rrugëve në qytet dhe fshatra. Ky projekt ka të bëjë me mbylljen me asfalt të gropave dhe riparimin e të gjitha dëmtimeve që u janë bërë rrugëve në sezonin e dimrit.

Sokol Haziri, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim i shoqëruar edhe me bashkëpunëtorët e tij, kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në kuadër të këtij projekti, duke spikatur dinamikë të shpejtë të mbylljes së gropave.

EkoHigjiena

“Dinamika e punimeve në mbylljen e gropave do të jetë më e shtuar. Kualiteti i punimeve është më i mirë për arsye që nuk do të bëhen vetëm mbyllje të gropave, por shtresa të reja me asfalt. Shumë pjesë të ndryshme të rrugëve të qytetit janë dëmtuar nga te reshurat dhe ndërhyrjet e shumta në infrastrukturën publike”, tha drejtori Haziri, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për vonesat eventuale gjatë punimeve në rrugë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.