DYLON

Gjilani diskuton për përmbylljen e projekteve në tremujorin e fundit

Gjilani diskuton për përmbylljen e projekteve në tremujorin e fundit
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të premten mbledhja e Bordit të drejtorëve, ku janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme.

Përveç tjerash, në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e përballjes me virusin COVID-19.

Kryetari Haziri ka kërkuar me këtë rast një vigjilencë më të madhe në aplikimin e masave në shkolla, në mënyrë që të parandalohet infeksioni eventual.

EkoHigjiena

“Nuk ka tolerancë as për mësimdhënësit e as për nxënësit. Maskat, distanca sociale e higjiena personale janë bërë pjesë e jetës sonë dhe duhet të respektohet në plotni”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, në këtë takim të bordit është folur për projektet e realizuara deri tani, sikurse edhe për përmbylljen e projekteve në 3-mujorin e fundit të vitit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.