DYLON

Gjilani dhe Vushtrria takohen për shkëmbim përvojash

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një grup ekspertesh të Komunes së Vushtrrisë, njeherit anëtarë të grupit punues në hartimin e planit të veprimit për permiresim të shërbimit të mobilitetit, ka vizituar Komunën e Gjilanit.

Vizita është organizuar me iniciativën e programit të USAID-it AKT dhe koordinimin e z. Agim Salihu zyrtar i programit të USAID-it AKT, me qëllim këmbimin e përvojave të mira dhe sfidave në hartimin, implementimin e planit të mobilitetit të Komunës së Gjilanit si dhe në njohjen me softuerin merr simulim të mobilitetit dhe organizim të udhëkryqeve.

EkoHigjiena

Grupin e SIAP-it të Komunës së Vushtrrisë e përbënin: Islam Latifi – koordinator i grupit i shoqëruar nga Idriz Ismajli, Fatmir Shala e Bajram Lahu, te cilet u pritën nga drejtori I Shërbimeve Publike Naser Korqa, I cili shoqërohej nga Enver Biqkaj, Izet Kurteshi e Asllan Mustafa. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.