DYLON

Gjilani dhe USAID, me marrëveshje për mbështetjen e nxënësve për tregun e punës dhe orientimin në karrierë

Gjilani dhe USAID, me marrëveshje për mbështetjen e nxënësve për tregun e punës dhe orientimin në karrierë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me USAID-in në programin katër palësh për mbështetjen e nxënësve të shkollës së Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, për përgatitjen dhe zhvillimin e aftësive të tyre conform kërkesave dhe nevojave të tregut të punës.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar mes Komunës së Gjilanit, USAID-it, Qendrës për Arsim në Kosovë dhe gjimnazit natyror, parasheh mbështetjen e nxënësve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

“Është një punë e madhe që do të bëhet në përgatitjen e nxënësve për të qenë konkurrent në treg. Falënderoj shumë USAID-in që është partner strategjik i Komunës së Gjilanit. Bashkërisht me përkushtim maskimal do të punojmë për orientimin e të rinjëve si potencial i fuqishëm për punë profesionale në tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë në të gjithë sektorët e posaqërisht në sektorin privat”, ka thënë kryetari Haziri, duke garantuar mbështetje maksimale dhe bashkëpunim me këtë program.

EkoHigjiena

Kurse nga ana e tij përfaqësuesi i USAID-it, William Trigg, ka thënë se ky program që mbështet nga USAID ka qëllim zhvillimin e shkathtësive për të rinjtë e shkencave natyrore të gjimnazit natyror, që siç ka thënë ai do të jetë shembull i mirë dhe i vetë në nivel vendi.

“Jam shumë i lumtur që programi i përgatitjes së fëmijëve pas mësimit të rregullt, parasheh zhvillimin e shkathtësive për të qenë të suksesshëm në fusha të ndryshme në treun e punës, ndërmarrësi dhe orientim në karrierë. Ky program nuk është vetëm në interesin e rinisë së Kosovës, por edhe në interesin e biznesit. Duke punuar së bashku me Komunën e Gjilanit, mund t’u ndihmojmë fëmijëve që të marrin vendin e tyre të merituar të punës gjatë të ardhmes”, ka thënë mes tjerash ai.

Valmira Biba nga Qendra për Arsim e Kosovës dhe Bekim Mustafa, drejtor i gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, janë zotuar që do të punojnë në implementim të programit në shërbim të të rinjëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe orientimin e duhur në karrierë gjatë të ardhmes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.