DYLON

Gjilani dhe Universiteti “Kadri Zeka”, bashkëpunues të fuqishëm me Univesritetin e Biznesit në Budapest

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune prorektoren e Universitetit të Biznesit në Budaopest, profesoreshën, Katalin Solt, e cila shoqërohej edhe nga bashkëpunëtor të tjerë, të cilët qëllim të vizitës kishin bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave të bashkëpunimet që kanë Komunat me Universitetin në Kosovë dhe Bullgari.

Komuna e Gjilanit është e para në nivelin e komunave të ballkanit që ka nënshkruar deri më tani konceprin smart city, për shërbime të shpejta dhe teknologji të avancuar në shërbim të qytetarëve.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar delegacionin nga ky Universitet i respektuar, dhe ka ofruar bashkëpunimin dhe mbështetjen edhe për Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, për zhvillimin e mëtejm të konceptit Smar City.

“Komuna e Gjilanit për këto dy vjet me radhë, ka bërë ndryshime të hovshme në administratën përgjithshme. Fillimisht kemi punuar në hapjen dhe krijimin e lidhjeve të fuqishme elektronike të administratës, e në këtë rast të qeverisjes komunale me qytetarin, kemi vazhduar më tutje me shërbime me zyre të hapura, programin e aplikimit online, dhe tash së fundmi kemi promovuar shërbimin më të shpejtë deri më tani, atë të e-kiosqeve, që mundësojnë dhërbime të shpejta dhe të drejtëpërdrejta për qytetarin. Edhe më tutje planifikimet e Komunës së Gjilanit janë për avancim edhe më të madh në teknologji dhe shërbime, që normalisht prekin edhe Universitetin Publik “Kadri Zeka”, për të qenë më afër me bashkëpunime dhe ide, në hapat e ardhshëm praktik për ngritje të teknologjisë dhe menaxhimit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, Katalin Solt, prorektore për qështje mësimore, ka thënë se janë këtu në Gjilan për të hulumtuar bashkëpunimet mes dy universiteteve me Komunat por edhe bashkëpunimet ndërinstitucionale.

Ajo poashtu ka thënë se ndryshimet në Komunën e Gjilanit janë evidente, me risi gjithnjë më të avancuara, që dëshmojnë për progress të shpejtë në këtë drejtim. Universiteti i Biznesit në Budapest, ka një bashkëpunim shumë të mirë me Komunën atje, gjë të cilën e shohim se po ndodh edhe në Gjilan, Komunë e cila është e vetmja në nivel të Komunave në Ballkanin Perëndimor që ka të nënshkruar dhe focus punën në konceptin Smart City”, ka thënë ajo ndër të tjerash, duke qenë e gatshme të ndaj praktikat dhe përvojat e mira me Komunën e Gjilanit dhe Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Delegacioni në fjalë, fillimisht ka bërë vizitë edhe në Universitetin “Kadri Zeka” duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe ndryshimet pozitive në një universitet që është themeluar së fundmi si institucion i pavarur. /2L ONLINE/