DYLON

Gjilani dhe “Save the Children”, marrëveshje bashkëpunimi për asamblenë e fëmijëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, së bashku me drejtorin e administratës së përgjithshme, Nazim Gagica, kanë formalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit në emër të Komunës së Gjilanit me organizatën “Save the Children”, për mbështetjen, përkrahjen dhe aktivitetet e tjera të Asamblesë së fëmijëve të shkollave të komunës së Gjilanit.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu ka thënë se Komuna e Gjilanit është mbështetëse e projektit “Përmbushja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” dhe do të jetë një mbështetëse e fuqishme e funksionimit të asamblesë së fëmijëve në përgjithësi.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit mbështet projektin “Përmbushja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, që në kuadër të saj parashihen aktivitete të ndryshme në vetëdijesimin, informimin dhe nxitjen e fëmijëve që të jenë pjesë e zgjedhjes në asamblenë e fëmijëve, por edhe mbështetëse në zgjidhjen e problemeve që ata mund të adresojnë. Poashtu pos drejtorisë së Arsimit dhe të Administratës së Përgjithshme, është mbështetëse edhe Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe institucione të tjera në nivelin lokal” ka thënë Kadriu.

Ndryshe Asambleja e Fëmijëve është e obliguar që brenda muajit të mbaj të paktën një takim, që për këtë do të ketë mbështetjen e Komunës së Gjilanit në të gjitha aspektet. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.