DYLON

Gjilani dhe Presheva synojnë projekte të përbashkëta

Gjilani dhe Presheva synojnë projekte të përbashkëta
Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Preshevën, ku është takuar me kryetaren e kësaj komune, Ardita Sinani, me të cilën ka diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Gjatë takimit, sipas Hysenit, vëmendje e veçantë iu kushtua realizimit të projekteve të përbashkëta, koordinimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave, me synim zhvillimin e dy komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

EkoHigjiena

Hyseni ka theksuar se Gjilani dhe Presheva i lidhin jo vetëm afërsia gjeografike, por edhe vlerat, historia dhe synimet e përbashkëta.

“Gjilani ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pranë Preshevës”, ka deklaruar Hyseni, duke e uruar njëkohësisht kryetaren Ardita Sinani për rezultatin e zgjedhjeve të fundit dhe duke i dëshiruar suksese në angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve të Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës.

Kryetari Hyseni e ka falënderuar Sinanin për mikpritjen dhe gatishmërinë për ta konkretizuar bashkëpunimin ndërmjet dy komunave përmes projekteve dhe rezultateve në interes të qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.