DYLON

Gjilani dhe Kamenica thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Gjilani dhe Kamenica thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan është mbajtur një takim ndërmjet drejtuesve të arsimit nga dy komunat fqinje, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve arsimore. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, priti homologun e tij nga Kamenica, Selami Klaiqi, në një takim ku morën pjesë edhe përfaqësues të stafeve përkatëse.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema me interes të përbashkët, me theks të veçantë në shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira në arsim. Palët u pajtuan se koordinimi ndërkomunal është thelbësor për avancimin e sistemit arsimor dhe për përmbushjen e standardeve të kërkuara, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Duke folur për rëndësinë e këtij bashkëpunimi, Rexhepi theksoi se “bashkëpunimi ndërmjet dy komunave fqinje në fushën e arsimit, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore, është detyrim institucional dhe mbetet prioritet i përbashkët i të dy drejtorive, përkatësisht komunave tona.”

Ai shtoi se Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, në rolin e saj si qendër rajonale, do të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin edhe me komunat e tjera të rajonit. Në këtë drejtim, sipas tij, në periudhën në vijim pritet organizimi i tryezave të përbashkëta të diskutimit për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në arsimin e mesëm të lartë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.