DYLON

Gjilani dhe “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë

Gjilani dhe “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, të cilit i ka konfirmuar se krahas angazhimeve të Komunës për përkrahjen e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të Gjilanit, do të jetë bashkëpunëtor e projektit për 10 shtëpi të reja në Gjilan për vitin 2019.

“Aktualisht jemi duke bërë renovimin e 6 shtëpive për raste me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, gjithashtu do të ndërtohen edhe tri shtëpi të reja tashmë të konfirmuara nga Komuna e Gjilanit. Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, sot i kam konfirmuar mbështetjen e Komunës edhe për dhjetë shtëpi të reja gjatë vitit 2019. Njëkohësisht, kemi marrë konfirmimin e menjëherashëm që gjatë muajit të ardhshëm të strehohet një familje me fëmijë jetim dhe një falënderim i veçantë për shoqatën dhe donatorin, që sot do të bëjnë me banesë të re një familje e cila ka kushte tepër të vështira”, tha Haziri.

Kurse, nga ana e tij, Halil Kastrati, në emër të shoqatës ka thënë se bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit bënë të mundur që të kemi më shumë shtëpi të ndërtuara dhe uljen e numrit të madh të familjeve skamnore në këtë komunë.

EkoHigjiena

Përndryshe, Komuna në marrëveshjen e bashkëpunimit e cila do të nënshkruhet së shpejti, do të participojë më 50 mijë euro për 10 shtëpi për familjet në nevojë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.