DYLON

Gjilani dhe “Jetimat e Ballkanit”, 60 pako ushqimore për familjet në nevojë

Gjilani dhe “Jetimat e Ballkanit”, 60 pako ushqimore për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë shpërndarë pako ushqimore për 60 familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, që ka falënderuar shoqatën për donacionin por edhe angazhimin dhe punën e bërë në mbështetje të shumë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Shoqata “Jetimat e Ballkanit” po japin kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje dhe ndihmë të vazhdueshme të familjeve me gjendje të rëndë sociale në komunën e Gjilanit. Kjo shoqatë me pakot ushqimore këtyre familjeve u mbushi sot sofrën me ushqime. Këto pako përmbajnë sasi të konsiderueshme të produkteve elementare ushqimore dhe higjienike, që u zgjidhin problemin për një kohë të gjatë familjeve përfituese”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

EkoHigjiena

Nënkryetari Ismajli me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohjen që kryetari, Lutfi Haziri, i ka dedikuar Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ta falënderuar për kontributin që ajo ka dhënë gjatë gjithë kohës në Komunën e Gjilanit në të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe kontributin e dhënë për zgjidhjen e problemit të banimit për shumë familje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.