DYLON

Gjilani dhe Bafra e Turqisë shumë shpejt nënshkruajnë protokolin e bashkëpunimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Bafras së Turqisë shumë shpejt nënshkruajnë protokolin e bashkëpunimit. Kështu janë dakorduar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i Komunës së Bafras, Zijni Shahin, gjatë vizitës së parë të këtij të fundit në Gjilan.

Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar kryetarin e Bafras, theksoi se Gjilani është qytet që jeton në harmoni me komunitetin turk dhe të gjitha komunitetet tjera, ndërkaq ka theksuar edhe për bashkëpunimin e mirë që Komuna e ka me KFOR-in dhe “Tikën” turke.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari i Bafras, Zijni Shahin, i cili është me prejardhje shqiptare, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa ka shprehur gëzimin që këto dy komuna shumë shpejt pritet ta nënshkruajnë protokolin e bashkëpunimit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.