DYLON

Gjilani brenda 10 ditësh mban 12 dëgjime për planifikim të buxhetit 2017

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka mbajtur sot dëgjimin e fundit buxhetor për planifikimin e buxhetit për vitin 2017 me grupin e grave të Gjilanit, e që është i 12-ti brenda dhjetë ditëve.

“Ky është takimi i fundit për planifikimin e buxhetit dhe jemi të nderuar që po e përmbyllim me juve. Qëllimi është që t’i marrim kërkesat dhe nevojat tuaja dhe të shikojmë mundësitë që t’i inkorporojmë në buxhetin e vitit 2017”, ka thënë me këtë rast drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi.

EkoHigjiena

Ai ka njoftuar se në bazë të kufijve buxhetor të përcaktuar nga Ministria e Financave, buxheti i Gjilanit për vitin 2017 do të jetë 22.657.750 euro dhe krahasuar me vitin e kaluar është 6 për qind më i lartë.

Maliqi tha se tek kategoria e investimeve kapitale për herë të parë kalohet shifra mbi 4 milionë (22.4 për qind krahasuar me vitin 2016), ndërsa për kategorinë e subvencioneve janë paraparë 554 mijë euro.

Ai ka njoftuar se jashtë këtij buxheti, Komuna e Gjilanit falë angazhimit të kryetarit Haziri, planifikon të ketë investime nga ministrisë dhe donatorët e huaj mbi 20 milionë euro.

Gjatë këtij takimi për planifikimin e buxhetit ka folur edhe anëtari i Komitetit për Politikë dhe Financa, Avdy Aliu, derisa kanë kontribuar me kërkesa, pyetje e interesime edhe përfaqësueset e disa organizatave të Gjilanit.

Festa Demiri, koordinatore e qendres “Pema” ka kërkuar informacione lidhur me subvencionet për këtë organizatë, Shahadije Rexhepi, drejtoreshë e “Agro-Eko” ka kërkuar kod të veçantë buxhetor për organizatat që merren me kategori të ndjeshme të shoqërisë, ndërkaq Shpresa Hajdari, përfaqësuese e organizatës “Gruaja Hyjnore” ka shfaqur shpresën që Gjilani, në planifikim të buxhetit të jenë përfituese dy gjinitë.

Kërkesave të tyre i është përgjigjur drejtori Maliqi, i cili tha se kategoria e subvencioneve është paraparë edhe subvencionimi i organizatave që merren me kategori të ndjeshme të shoqërisë.

Përndryshe, gjatë këtyre ditëve, Komuna e Gjilanit ka mbajtur dëgjime buxhetore edhe në Kmetoc, Malishevë, Cernicë, Livoç i Ulët, Llashticë, Bresalc, Ponesh, Pogragjë, Dobërqan, Dheu i Bardhë, Velekincë, /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.