Gjilani – Besa beteja e vitit

Gjilani – Besa beteja e vitit

Gjilani dhe Besa zhvillojnë sot ndeshjen e vitit, atë për mbijetesë në Superligën e Kosovës. Beteja e fundit e kluvbeve të kuqe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 16:00.

Gjilani dhe Besa do të luftojnë për një ‘biletë’ që mundëson udhëtimin në kampionatin 2019/20, i cili pritet të jetë shumë interesant edhe për faktin se katër skuadra do të zbresin direkt në Ligën e Parë.

Gjilani do të futet e kompletuar në këtë përballje sa i përket futbollistëve nga formacioni bazë, teksa për arsye teknike jashtë listës së të ftuarve kanë mbetur mbrojtësi Fisnik Papuçi dhe mesfushori Semir Hadzibulic.

Besa do jetë në hendikep pa dy lojtarë titullarë. Florent Qorraj ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë, ndërkohë Fetim Kasapi për shkak të një zgjatj muskulare do e ketë të vështirë paraqitjen.

Për këtë përballje janë mobilizuar të dy ekipet, gjersa udhëtim të organizuar në përkrahje të klubit kanë paralajmëruar edhe “Skifterat” e Gjilanit.

KOMENTE