DYLON

Gjilani bën goditjet e rradhës, merr Salihun dhe Jetullahun

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Skuadra e Gjilanit ka bërë dy super përforcime, për ta arritur qëllimin e saj që të rikthehen në Superligë. Së fundmi skuadra bardh e kuq ka angazhuar në radhët e veta dy lojtarë që së fundmi ishin pjesë e elitës së futbollit kosovar.

Sulmuesi, Shkëmbim Salihu i cili së fundmi ishte në Prishtinë dhe mesfushori Labinot Jetullahu që erdhi nga Drenica, janë përforcimet e mëdha të Gjilanit.

EkoHigjiena

Me këto dy përforcime numri i lojtarëve të ardhur në kampin gjilanas shkon në katër, pasi më herët ishin transferuar Arbër Shala nga Hajvalia dhe Bunjamin Xhemaili nga Tërnoci.

Aktualisht skuadra e udhëhequr nga Musa Selimi janë në pozitën e dytë me pikë të barabarta 34 me Llapin që janë liderë por vetëm me golaverazh më të mirë.

Sigurisht që pas këtyre dy përforcimeve të mëdha, i kënaqur është edhe trajneri Musa Selimi i cili nga fillimi i kampionatit ka bërë një punë të madhe për ta mbajtur skuadrën në krye të tabelës në Ligën e Parë.

/Drilon SYLEJMANI/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.