DYLON

Gjilani barazon, ruan pozitën e dytë

Gjilani barazon, ruan pozitën e dytë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 32-të të Ipko Superligës në futboll, skuadra e Gjilanit ka barazuar në terren të saj me Ballkanin. Një barazim i tillë e mbanë atë në pozitën e dytë të klasifikimit, pozitë kjo që e dërgon në Europë.

Gjilani – Ballkani 2 me 2. Golat i shënuan: Shabani (43’) e Razak (90+5’) për Gjilanin, ndërsa Daku (74’) e Topalli (76’) për Ballkanin.

Kështu, një xhiro para fundit të kampionatit, skuadra e Dritës i prinë tabelës me 68 pikë, Gjilani është i dyti me 65 pikë, Ballkani në pozitën e tretë me 64 pikë dhe e katërta Prishtina me 62 pikë.

EkoHigjiena

Në xhiron e fundit,  nga kjo katërshe veçojmë takimin  Ballkani – Drita, derisa Gjilani si mysafirë do të ballafaqohet me Flamurtarin, e Prishtina po ashtu do të jetë mysafire e Trepçës ’89.

Përndryshe me 29 korrik do të kemi edhe fiunalen e Kupës së Kosovës: Prishtina – Ballkani. /2LONLINE.com/

 

 

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.