Në kuadër të javës së 32-të të Ipko Superligës në futboll, skuadra e Gjilanit ka barazuar në terren të saj me Ballkanin. Një barazim i tillë e mbanë atë në pozitën e dytë të klasifikimit, pozitë kjo që e dërgon në Europë.
Gjilani – Ballkani 2 me 2. Golat i shënuan: Shabani (43’) e Razak (90+5’) për Gjilanin, ndërsa Daku (74’) e Topalli (76’) për Ballkanin.
Kështu, një xhiro para fundit të kampionatit, skuadra e Dritës i prinë tabelës me 68 pikë, Gjilani është i dyti me 65 pikë, Ballkani në pozitën e tretë me 64 pikë dhe e katërta Prishtina me 62 pikë.
Në xhiron e fundit, nga kjo katërshe veçojmë takimin Ballkani – Drita, derisa Gjilani si mysafirë do të ballafaqohet me Flamurtarin, e Prishtina po ashtu do të jetë mysafire e Trepçës ’89.
Përndryshe me 29 korrik do të kemi edhe fiunalen e Kupës së Kosovës: Prishtina – Ballkani. /2LONLINE.com/